Design, Photography, Marketing, UX — kurse të ndërtuara jo vetëm për fillestarë, por edhe për ata që duan të kalojnë nga baza në punë reale me rezultate konkrete.
Çdo kurs është i ndërtuar me syllabus të detajuar, projekte reale dhe ritëm të arritshëm — ideale si për fillestarë absolutë ashtu edhe për ata me pak bazë.
Mëso të ndërtosh layout, të punosh me tipografi, ngjyra dhe të krijosh materiale reale — nga posteri te identiteti i parë vizual.
Shiko Kursin →Kamera, drita dhe kompozimi nga e para. Mëso si të fotografosh me qëllim dhe të ndërtosh serinë tënde të parë vizuale.
Shiko Kursin →Nga audienca te strategjia — mëso si planifikohet, shkruhet dhe matet marketingu online pa u humbur në kompleksitetin e panevojshëm.
Shiko Kursin →Si mendon përdoruesi, si ndërtohet rrjedha dhe si krijohet një prototip bazik në Figma — logjika para estetikës.
Shiko Kursin →Jo ngarkesë. Çdo javë ka strukturë të qartë, ushtrime të arritshme dhe feedback individual — nga hapi i parë deri te projekti final.
Çdo takim nga 1.5 orë: shpjegim i shkurtër teorik, ushtrim praktik dhe kohë për pyetje. Mes seancave punon vetë pa presion.
Secili projekt ndërton mbi të mëparshmin. Në fund të kursit ke punë konkrete për portofol ose prezantim personal.
Grupe të vogla (max 5 persona) mundësojnë vëmendje reale — jo klasë anonime, por mentorim të drejtpërdrejtë.
Zgjidh programin tënd, plotëso formën dhe ne të kontaktojmë brenda 24 orësh me të gjitha detajet.
Regjistrohu Tani →