Kurs 02 · Photography Fillestar → Bazë

PHOTOGRAPHY.

camera basics · light · storytelling

Mëso si funksionon kamera, si kontrollohet drita dhe si ndërtohet një seri fotografish me kuptim. Nga baza teknike te prezantimi final — praktikë e drejtuar dhe seri personale.

36h
Orë Totale
3muj
Kohëzgjatja
2×
Në Javë
1.5h
Seanca
6
Projekte
18
Ligjërata
6 Projektet Bazike

Foto reale,
seri personale.

Syllabusi i shkarkueshëm është zgjeruar me objektiva mësimore, KPI, projektet e detajuara, metodologjinë e vlerësimit dhe planin e plotë të 18 ligjëratave me ndarje minutash, teori dhe praktikë.

Secili projekt ndërton mbi të mëparshmin — nga ushtrimi i parë kompozicional te seria finale me temë personale.

P01
5 foto me kompozim

Ushtrimi i parë për këndin, balancën dhe subjektin. Mëson si funksionon rregulli i tretave dhe si vendoset fokusi.

P02
Portret me dritë natyrore

Dritare ose dritë e jashtme për portret bazik. Si vendoset modeli, si kontrollohet sfondi dhe si lexohet ekspozimi.

P03
Fotografi produkti

Foto të pastra të një objekti me sfond të rregullt. Këndi, distanca dhe drita — tre elementët kryesorë të product shot.

P04
Seri foto në qytet

6–8 foto që dokumentojnë një vend ose moment. Mëson si ndërtohet narracion vizual dhe si zgjidhen fotot më të mira.

P05
Foto bardhë e zi

Editim bazik dhe atmosferë. Kur funksionon bardhë e zi dhe si ndryshon kontrasti kuptimin e fotografisë.

P06
Mini seri finale

Seri me temë personale e planifikuar dhe prezantuar. Gjashtë foto të lidhura që tregojnë progresionin e studentit.

Syllabus i Detajuar

18 Ligjërata · 3 Muaj

Tre muaj të strukturuar — kamera dhe drita, ushtrime praktike, pastaj seria finale. Çdo ligjëratë ka qëllim të qartë.

Photography — Syllabus i Plotë PDF

18 ligjërata, projekte të detajuara dhe struktura e plotë e kursit. Shkarko falas.

⬇ Shkarko Syllabusin
Muaji 01
Kamera dhe Drita
Kontrolli i kamerës, ekspozimi dhe drita natyrore
L01
Njohja me kamerën
Butonat, modulet kryesore dhe mënyra si kontrollohet fokusi.
L02
Çfarë është ekspozimi?
ISO, shutter dhe aperture të shpjeguara thjesht.
L03
Kompozimi bazik
Rregulli i tretave, sfondi dhe balanca vizuale.
L04
Drita natyrore
Kur del foto më e bukur dhe si vendoset subjekti.
L05
Portret i thjeshtë
Praktikë e drejtuar me model — ekspozim, sfond dhe pozicionim.
L06
Finalizim i projekteve të para
Selektim dhe komente individuale mbi P01 dhe P02.
Muaji 02
Ushtrime Praktike
Fotografi produkti, tregim vizual dhe editim bazik
L07
Fotografi produkti e thjeshtë
Vendosja e objektit, sfondit dhe këndit.
L08
Këndet dhe afërsia
Si ndikon distanca dhe perspektiva në leximin e fotos.
L09
Tregim me foto
Si krijohet seri e vogël me lidhje mes fotove.
L10
Fotografi në qytet
Dalje praktike për momente dhe tekstura urbane.
L11
Editim bazik
Dritë, kontrast dhe ngjyra të thjeshta — parimi i mos-shpërdorimit.
L12
Rishikimi i punëve
Zgjedhja dhe përmirësimi i fotove — si eliminohet foto e dobët.
Muaji 03
Seri Finale dhe Prezantim
Bardhë e zi, tema personale dhe prezantimi final
L13
Bardhë e zi vs ngjyrë
Kur përdoret secila dhe atmosfera që krijohet.
L14
Tema personale
Planifikimi i serisë finale — ideja, logjika, vendet.
L15
Fotografim për projektin final
Punë praktike me mentorim individual.
L16
Përzgjedhja e fotove
Si hiqen fotot e dobëta dhe si forcohet narrativa.
L17
Përgatitja për prezantim
Radhitja, titulli dhe përshkrimi i serisë.
L18
Prezantimi Final ◎
Secili student prezanton serinë finale me kontekst dhe zgjedhje.
Regjistrim

Rezervo vendin
tënd.

Plotëso të dhënat bazike dhe ne kontaktohemi brenda 24 orësh me të gjitha detajet.