Kurs 01 · Graphic Design Fillestar → Bazë

GRAPHICDESIGN.

design · visual communication · portfolio

Mëso bazat e dizajnit grafik hap pas hapi. Nga parimi i parë tipografik te identiteti vizual — punë konkrete, feedback real dhe portofol i ndërtuar nga e para.

36h
Orë Totale
3muj
Kohëzgjatja
2×
Në Javë
1.5h
Seanca
6
Projekte
18
Ligjërata
6 Projektet Bazike

Punë konkrete,
portofol real.

Syllabusi i shkarkueshëm është zgjeruar me objektiva mësimore, KPI, projektet e detajuara, metodologjinë e vlerësimit dhe planin e plotë të 18 ligjëratave me ndarje minutash, teori dhe praktikë.

Secili projekt ndërton mbi të mëparshmin. Në fund të kursit ke 6 punë të prezantueshme.

P01
Poster i thjeshtë

Tipografi, hierarki dhe ngjyra për një poster promovues bazik. Mëson si vendoset teksti dhe si krijohet kontrast vizual.

P02
Vizitkartë personale

Format, rreshtimi dhe përgatitja e materialit për print. Ndërtimi i identitetit të parë personal.

P03
Logo bazike

Simbol ose wordmark i thjeshtë për një biznes imagjinar. Fillon me skicë dhe përfundon me version dixhital.

P04
Postim Social Media

Single post + story me strukturë të qartë. Dizajni për ekran, formatimi dhe konsistenca vizuale.

P05
Flyer informues

Titull, tekst, foto dhe CTA në një layout praktik. Si punon hierarkia kur keni shumë informacion.

P06
Mini Portofol Final

Përzgjedhja dhe prezantimi i punëve më të mira në një prezantim të rregullt. Hapi i parë drejt një portofoli real.

Syllabus i plotë — PDF

18 ligjërata, 3 muaj, të gjitha detajet e strukturuara për çdo seancë. Shkarko dhe mbaj për referencë.

⬇ Shkarko Syllabusin PDF
Syllabus i Detajuar

18 ligjërata,
3 muaj të strukturuar.

Çdo ligjëratë ka qëllim të qartë dhe lidhet me projektin e saj. Programi ecën me ritëm të arritshëm.

MUAJI 01
Hyrja në Dizajn
Mjetet bazë, tipografia, ngjyrat dhe kompozimi
L01
Çfarë është dizajni grafik?
Roli i dizajnit në komunikim, shembuj praktikë, prezantimi i softuerëve.
L02
Forma, hapësira dhe balanca
Parimet vizuale bazike për ndërtimin e një layout të pastër.
L03
Bazat e tipografisë
Zgjedhja e fonteve, kombinimi dhe hierarkia me tituj e paragrafë.
L04
Ngjyrat dhe kontrasti
Paleta të thjeshta, teoria e ngjyrës dhe kombinime të pastra.
L05
Poster bazik — Praktikë
Puna e udhëzuar me feedback individual. Projekti i parë.
L06
Përfundimi P01
Rregullime, eksport dhe prezantim i shkurtër i punës.
MUAJI 02
Materiale Reale të Thjeshta
Vizitkarta, logo, social media dhe flyer
L07
Vizitkarta dhe formatet print
Dimensionet, bleed, margjinat dhe rregullimi i përmbajtjes.
L08
Logo e thjeshtë
Idetë e para, skica dhe përpunimi i një drejtimi të qartë.
L09
Postim për social media
Si ndërtohet postimi i qartë dhe i përshtatshëm për ekran.
L10
Story dhe cover
Përshtatja e dizajnit në formate të ndryshme pa humbur stilin.
L11
Flyer bazik
Tekst, foto dhe CTA në layout praktik informues.
L12
Finalizim P02–P05
Përmirësim, eksport dhe organizim i skedarëve.
MUAJI 03
Portofol dhe Prezantim
Sistemimi i punëve, mockup dhe prezantimi final
L13
Përzgjedhja e punëve
Çfarë futet në portofol, kriteret dhe renditja e punëve.
L14
Mockup-et e thjeshta
Si prezantohet dizajni në mënyrë profesionale pa komplikime.
L15
Mini identitet vizual
Ngjyra dhe fonte të njëjta nëpër disa materiale — konsistenca.
L16
Feedback në grup
Komentim i strukturuar i punëve mes studentëve.
L17
Përgatitja portofol final
Renditja, titujt dhe përshkrimet e shkurtra.
L18
Prezantimi Final ✦
Secili student prezanton 6 projektet bazike të kursit.
Regjistrim

Rezervo vendin
tënd.

Plotëso të dhënat bazike dhe ne kontaktohemi brenda 24 orësh me të gjitha detajet.